Telenews

Jessica Simpson komenton rolin e saj ‘të nxehtë’ me Rick Springfield në serialin All’s Fair

jessica-simpson-komenton-rolin-e-saj-‘te-nxehte’-me-rick-springfield-ne-serialin-all’s-fair

Jessica Simpson komenton rolin e saj ‘të nxehtë’ me Rick Springfield në serialin All’s Fair

Jessica Simpson, 45 vjeçe, ka folur për eksperiencën e saj si yll i ftuar në serialin e ri ligjor të Kim Kardashian, All’s Fair, duke zbuluar momentet pikante me të dashurin e saj, ikonën e rokut të viteve të 80-ta, Rick Springfield, 76 vjeç.

Aktorja tregoi se luan një vajzë “të keqe” që bëhet e zjarrtë në dhomën e gjumit për shkak të dramës së serialit.

Për përvojën me Springfield, ajo tha: “Nuk kam bërë kurrë seks me një burrë kaq të madh. Nuk ishte e tmerrshme”, shkruan DailyMail.

Simpson shtoi se roli nuk përfshin nudo, por pasqyron një udhëtim emocional të personazhit të saj, i cili përpiqet të jetë i bukur dhe të kënaqë partnerin, duke kaluar përmes dështimeve dhe dramës.

Ajo gjithashtu bëri një lidhje të lezetshme me hitin e Springfield Jesse’s Girl, duke thënë se eksperienca ishte interesante.

Ylli bionde u shpreh se për momentin e tërheqin meshkujt më të rinj dhe se po argëtohet duke rikthyer jetën e saj romantike.

Simpson gjithashtu vlerësoi mundësinë për të punuar me aktore si Sarah Paulson, Glenn Close dhe Naomi Watts, duke përfituar nga përvoja e tyre në skenë.

All’s Fair do të nisë më 4 nëntor në Hulu. Ndërkohë, Simpson vazhdon të menaxhojë koleksionin e saj Jessica Simpson, që ka mbushur 20 vjet, dhe do të performojë në Las Vegas muajin e ardhshëm, duke ndarë skenën me fëmijët e saj për herë të parë.

Të ngajshme

Kim Kardashian rrëmben vëmendjen në eventin e Kylie Jenner-it me fustanin tejet të hapur

KushtrimGuraj

Diana konfirmon se është e dashuruar, merr dhuratën romantike (Foto)

Donat Hashani

Leo dhe Lela të ndarë?! Ky detaj zbulon diçka tjetër… (Foto)

Donat Hashani