Telenews

Jeta e Benzemas në Arabinë Saudite

Karim Benzema u rrëfye në programin “Los amigos de Edu”. Sulmuesi i Al Ittihad kujtoi fillimet e tij të vështira te Real Madridi, foli për Mbappé dhe Vinicius, shprehu dëshirën e tij për ditën kur “t’i varë këpucët në gozhdë”: “Dua të jem pranë Florentino Pérez”.

Jeta e tij në Arabinë Saudite – “Ndjehem mirë këtu, jeta ime është si në Madrid. Zgjohem, stërvitem në shtëpi në palestër dhe pasdite stërvitem me ekipin. Në mbrëmje, ndonjëherë dal për të ngrënë ose shkoj në plazh. Këtu gjithashtu nuk mund të ecësh nëpër rrugë, njerëzit janë të çmendur pas futbollit”.

Lamtumira nga Real Madridi – “Kam bërë gjithçka atje. E fillova si një djalë dhe e përfundova si burrë. Doja të largohesha në majën e karrierës, me të gjithë titujt e fituar, edhe ‘Topin e Artë’. Askush nuk e di se si do të isha vitin tjetër. Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe nuk doja të ikja te një tjetër ekip që mund të luante kundër tij”.

Fillimi i vështirë te Real Madridi – “Fillimi ishte shumë i vështirë. Kur mbërrita, nuk e dija çfarë ishte Real Madridi, por kurrë nuk kam pasur dyshime se do të arrija të triumfoja. Kur je i ri është e vështirë t’i pranosh kritikat. Njerëzit nuk kuptojnë që je i ri, që nuk e kupton gjuhën, që je larg familjes… Në Madrid mësohesh shpejt të jesh i fortë mendërisht. Tani, kritikat më bëjnë për të qeshur”.

Vinicius dhe “Topi i Artë” – “Nuk dua të flas për ‘France Football’… Vinicius ishte vendimtar në çdo ndeshje të një viti ku fitoi Champions-in. Nuk kishte tjetër që e meritonte më shumë se ai. Kur ulem të shoh futboll, konstatoj se ai bën gjëra që i bëjnë vetëm më të mirët. I dërgova një mesazh kur nuk e fitoi ‘Topin e Artë’, ishte i trishtuar”.

Mbappé – “Situata e tij është ndryshe nga ajo që më ndodhi mua. Unë mbërrita shumë i ri në Madrid, 21 vjeç, ndërsa ai e bëri këtë 25 vjeç. Ai e di që te Real Madridi, nëse dështon, të vrasin, sepse të kanë marrë vetëm për të shënuar gola. Presioni është i jashtëzakonshëm, ai e di këtë”.

“Topi i Artë” – “Kurrë nuk e kam ndaluar ëndrrën për ta fituar ‘Topin e Artë’. Vitin para se ta fitoja përfundova i katërti, ndërkohë që ambiciet e mia ishin për ta fituar”.

E ardhmja me Florentino Perez – “Disa ditë më parë isha me Florentinon në Madrid. Kur më bleu, i thashë babait tim se gjatë kohës që ai do të ishte te Real Madridi, edhe unë do të isha aty. Ishte personi i parë që thirra kur vendosa të largohesha. Nuk e kuptoi plotësisht… I thashë se të rinjtë, Vinicius dhe Rodrygo, ishin të përgatitur. Kur të tërhiqem dua të jem pranë futbollit. Trajner? Nuk e di, më duket më e komplikuar sesa të jesh lojtar. Dua të jem pranë Florentinos kur të tërhiqem”./Rilindja Shqipare/

Të ngajshme

Elezi: Numërimi i votave do të përfundojë të mërkurën

Valjeta Turkaj

Mungon Messi në fushë, klubi rival detyrohet të dëmshpërblejë tifozët

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Valjeta Turkaj