Telenews

Jetnis Berisha njëri nga tre të plagosurit në Pejë është pjesëtar i kësaj force publike në Kosovë

 

 

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, raporton Sinjali.

Sot Policia e Kosovë ka arritur ta lokalizojë të dyshuarinAgron Gashi dhe ta arrestojë atë, ku tashmë i është caktuar edhe masa e ndalimit policor për 48 orë.

Njëri nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala ku tha se i plagosuri Jetnis Berisha është pjesëtar i FSK-së

”E konfirmojmë se personi me iniciale J.B është pjesëtar i FSK-së”, tha Shala për Sinjalin.

Kujtojmë se tre personat e plagosur mbrëmë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe sipas informacioneve njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por si pasojë e gjendjes së tyre, janë transferuar për në QKUK.

news image

 

Të ngajshme

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

Rrezarta Ramaj

“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – Fjalët që burri ia tha Arlindës e kjo i raportoi më 10 korrik

Rrezarta Ramaj

Autostrada Prishtinë-Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua

Rrezarta Ramaj