Një nga personazhet më të komentuara të momentit, Benita Zema, influencerja dhe këngëtarja që habiti të gjithë me shumën e investuar në dhëmbët e saj, “Diamond Smile” nga Doctor Smile.
Në intervistën paraprake, ajo tha se ata kushtuan 14 mijë euro, por kësaj radhe ajo në një nga intervistat e fundit, u shfaq me faturë në dorë.
“Në intervistën e fundit jam treguar pak modeste, kam thënë 14 mijë por ja kam huq, ja ku e keni faturën, kanë kushtu 18 mijë euro. Edhe disa mi ka bë zbritje dr Valtoni nga Doctor Smile”, ka thënë Benita.
Ajo ndër të tjera shtoi se ky është investimi më i shtrenjtë që ka bërë në trupin e saj, duke aluduar se të gjitha ndërhyrjet tjera që po përfliten për të nuk egzistojnë, pos pjesës së dhëmbëve.
E kur jemi tek dhëmbët, Benita duket se ka ndryshuar totalisht tregun e stomatologjisë dhe kërkesave për të pasur dhëmbë me diamant, pasi që sipas informacioneve të fundit nga Dukagjini, ka shumë të tillë që duan ti kenë në buzëqeshjen e tyre.
Me një fjalë, “Doctor Smile” e pret një punë e madhe me “Diamond Smile” këtë sezonë të ngjeshur verore.