Telenews

​“Jo në emrin tim, deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

“Jo në emrin tim” njoftoi se aksionin e ka zhvendosur para Kuvendit të Kosovës dhe se pas 18 ditësh protestë, kërkesa tash i drejtohet Kuvendit dhe deputetëve: Ligji duhet të shqyrtohet në Kuvend.

“U bëjmë thirrje deputetëve që mbështesin ndryshimet të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të dalë në shqyrtim dhe votim.

Bashkë me ne janë fëmijë të dëshmorëve dhe të rinj nga e gjithë Kosova.

Para Kuvendit vendosëm edhe banerin me qëndrimet e deputetëve ndaj projektligjit.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se një seancë e jashtëzakonshme mund të kërkohet nga 1/3 e deputetëve.

THIRRENI SEANCËN.

VOTOJENI LIGJIN”, thuhet në reagim.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj