Nëse po përpiqeni dhe nuk arrini të keni akses në llogarinë tuaj në Facebook dhe Instagram këtë pasdite, nuk jeni vetëm.
Duket se aplikacionet e mediave sociale janë të ndërprera dhe nuk funksionojnë. Problemet duket se kanë nisur rreth orës 15:00 me ndërprerjen ende në vazhdim dhe nuk ka informacion se kur do të rregullohet.
Downdetector, i cili monitoron ndërprerjet në të gjithë globin, po tregon mbi 90,000 raporte të Facebook-ut që nuk funksionon. Instagram ka mbi 16,000 raporte duke e bërë këtë një nga problemet më të mëdha për Meta (e cila zotëron të dyja këto platforma) në vite.
Është e paqartë se çfarë po i shkakton problemet, por shumë përdorues të Facebook dhe Instagram janë futur në faqen rivale sociale, X (ish Twitter) për të shfryrë zemërimin e tyre.
“Është shumë e rrallë që aplikacionet Meta të kenë probleme kaq të mëdha dhe shpresojmë se ekipi i teknologjisë do të përpiqet dëshpërimisht të rregullojë defektin sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Mirror.

