Telenews

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij

joe-biden-shfaqet-per-here-te-pare-pas-diagnostikimit-me-kancer,-shkon-ne-diplomim-te-nipit-te-tij

Ish-Presidenti amerikan, Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij, duke shënuar paraqitjen e tij të parë publike që kur njoftoi fundjavën e kaluar se iu diagnostikua kanceri i prostatës, raporton NBC News. 

Në fotot e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë Jill Biden dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ish-presidenti dhe ish-zonja e parë u shihen të buzëqeshur së bashku me anëtarë të tjerë të familjes për të festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II.

Një nga fotot e postuara nga Jill Biden përfshinte mbishkrimin, “Gjyshe dhe Babi krenarë! Urime Hunter – jemi shumë krenarë për ty.”

Biden u diagnostikua me kancer në prostatë të premten e kaluar, pasi kishte shfaqur simptoma urinare, u tha në një deklaratë nga zyra e tij.

“Ndonëse bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, gjë që mundëson një menaxhim efektiv”, sqaroi zyra e tij.

Mandati i Bidenit si president përfundoi më 20 janar, kur Donald Trump u betua si president i SHBA-së. /Reporteri.net/

 

The post Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Financat e ushtrisë amerikane, Trump thotë se nuk do të prekë asnjë cent nga buxheti një trilion dollarësh

KushtrimGuraj

24 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

KushtrimGuraj

Haziri: LDK s’e voton kandidatin e VV-së për kryetar Kuvendi edhe nëse ndërrohet emri

KushtrimGuraj