Telenews

JOHNSON THOTË SE BRITANIA PO I TRAJNON USHTARËT E UKRAINËS

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka zbuluar se trupat ukrainase janë duke u trajnuar se si të përdorin automjetet e blinduara që Britania furnizon për të zmbrapsur forcat ruse.
“Mund të them se aktualisht po trajnojmë ukrainasit në Poloni për përdorimin e mbrojtjes kundërajrore, dhe në fakt në Mbretërinë e Bashkuar në përdorimin e automjeteve të blinduara”, tha ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i Johnsonit bëri të ditur se trupat ukrainase filluan stërvitjen këtë muaj, raporton BBC.
Britania i siguroi Ukrainës 120 automjete patrullimi të blinduara, duke përfshirë atë “Mastiff”, i cili mund të përdoret si mjet patrullimi.
Ushtarëve do t’u tregohet gjithashtu se si të përdorin ambulancën samaritane dhe automjetet e blinduara “Sultan” dhe “Samson”.

Të ngajshme

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë

Furtuna Zejnullahu

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Furtuna Zejnullahu

Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 forcave të NATO-s në Kosovë, qetësia të rivendoset menjëherë

Furtuna Zejnullahu