Telenews

Jordania anulon festimet e Krishtlindjeve, kjo është arsyeja interesante!

bullgaria-feston-krishtlindjet

Jordania anuloi festimet e Krishtlindjeve, në shenjë solidarizimi për luftën që po zhvillohet në Gaza.

Edhe pse ky shtet është me shumicë myslimane, krishtlindja është një festë publike në Jordani.

Por kongregacionet do të heqin dorë nga ndriçimi i pemëve publike dhe festimet e tjera për t’u përqëndruar në shërbimet fetare, tha Këshilli i Udhëheqësve të Kishës në Jordani.

Gjithashtu, komuna e Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar kishte thënë javën e kaluar, se nuk do të mbante festa tradicionale në shenjë nderimi për palestinezët e vrarë në Gaza, raporton Al Jazeera.

Të ngajshme

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj