Messi nuk po bën aspak mirë në sezonin e parë me PSG-në, teksa dallohet lehtësisht se nuk është fare i lumtur te skuadra franceze.
Mediet spanjolle flasin për një rikthim të bujshëm të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” në “Camp Nou”, ide që e lumturon Jordi Albën, një nga miqtë më të mirë të ish-kapitenit.
“Messi është lojtari me të cilin kam pasur mirëkuptimin më të madh, do të ishte diçka e bukur të rikthehej te Barcelona. Vuajta shumë prej largimit të tij, pasi e kam shumë mik.
Në fund të fundit, pas gjithë jetës së tij në Barcelonë, mendoj se ky transferim i kushtoi shumë. Nuk ishte e lehtë për të, për shokët e tij dhe për klubin, por ky është futbolli.
Tani ai ka veshur fanellën e një klubi tjetër, por ai është ende më i miri në botë. Jam i sigurt se Messi do të jetë shumë më i mirë vitin e ardhshëm. Dhe nuk e them këtë sepse ai është miku im”, deklaroi anësori i majtë.