Telenews

Jori sqaron raportin me Noizyn

Jori Delli ka sqaruar se me Noizyn janë miq dhe se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre. Ata flasin ndonjëherë, por gjithmonë në mënyrë shoqërore.

Gjatë një dreke me Gerti Koxhën në emisionin “Kepi i Vipave”, bukuroshja është pyetur për marrëdhënien që ka me reperin e njohur.

Në bashkëbisedimin e transmetuar nga Top Channel, Gerti fillimisht e ka pyetur se si ka shkuar videoklipi me Noizyn: “Shumë mirë, kishim disa skena të ndryshme”.

Lidhur me thashethemet për një lidhe të aluduar, modelja ka treguar para kamerave se është beqare dhe nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj. Me Noizyn janë thjesht miq dhe nuk ka asnjë gjë mes tyre.

“ Unë jam beqare, e paprekur për momentin dhe dua ta theksoj që me Noizyn nuk ka ndodhur asnjë gjë, kemi bërë videoklipin, jemi në një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore. Ndonjëherë flasim bashkë, për shembull më ka dërguar disa pjesë të videos kur kanë bërë montazhin dhe kaq”, ka sqaruar ajo.

Të ngajshme

Rita Ora tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj, në Javën e Modës në Paris

Valjeta Turkaj

Pak pas akuzave publike, pajtohen Dafina dhe Labi

Valjeta Turkaj

Elijonës i zbulohet e vërteta e fëmijërisë, si iku nga familja gjermane dhe si u përndjek nga policia – përlotet sërish

KushtrimGuraj