Telenews

Joseph: Interesi strategjik i Kosovës është t’i trajtojë qytetarët në përputhje me ligjin

 

 

Profesori dhe analisti amerikan Edward Joseph pyeti nëse dikush në Kosovë mund të angazhohet për parimin e thjeshtë që është në interesin strategjik të Kosovës të ndjekë ligjet e Kosovës dhe të trajtojë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë serbët e Kosovës, në përputhje me ligjin.

Këtë pyetje ai e ka bërë në platformën “X”, duke reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të KUINT-it, BE-së dhe OSBE-së, në të cilën shprehen keqardhje për shpronësimet në veri të Kosovës.

“A mund të angazhohet dikush në Kosovë për parimin e thjeshtë se është në interesin strategjik të Kosovës që të ndjekë ligjet e Kosovës dhe të trajtojë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë serbët e Kosovës, në përputhje me ligjin”, pyeti ai.

source

Të ngajshme

Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

KushtrimGuraj

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

KushtrimGuraj

Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare

Donat Hashani