Telenews

Joseph pasi e sheh Osmanin në helikopter: Presidentja ta pilotojë Kosovën në KiE

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë në SHBA prej disa ditësh. Ndërkohë që në Kosovë po zihet çështja e anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe kushtëzimi i shteteve kyçe me Asociacionin, presidentja është lajmëruar sot nga qielli amerikan duke marrë mësime të pilotimit të helikopterëve të kompanisë “Bell”:.

Në videon e publikuar në profilin e saj në “X” i ka reaguar edhe analisti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Edward P.Jospeh. Ai ka shkruar se si një ish-pilot është i emocionuar të shoh presidenten Osmani teksa merr mësime me helikopter Bell.

Joseph tutje ka thënë se llogarit në presidenten Osmani që e njëjta ta pilotojë Kosovën drejt Këshillit të Evropës, hap ky që analisti amerikan thotë se është transformues për të gjithë rajonin, raporton Gazeta Express.

“Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin”, ka shkruar Joseph./Express/

source

Të ngajshme

25 vjetori i Masakrës së Tuzusit, Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni

Haradinaj për Masakrën e Tusuzit: Dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm

Në pritje të hapjes së shkollës në Obrançë të Podujevës, prindërit kërkojnë transport për fëmijët