Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny foli për problemet e tij me duhanin në një intervistë të gjatë për ESPN, dhe zbuloi se ai “e kishte humbur betejën”. Ai kërkoi nga të rinjtë që të mos ecin në gjurmët e tij.
Szczesny shpejt u bë i preferuari i tifozëve të Barcelonës pasi u rikthye nga pensioni për të ndihmuar klubin katalunas. Ai iu bashkua klubit në tetor dhe ka pësuar vetëm një humbje që atëherë.
Polaku brilant ka luajtur në karrierën e tij për Arsenalin, Romën, Juventusin dhe Barcelonën dhe gjatë karrierës së tij të madhe është fotografuar pafundësisht me një cigare në gojë. Shpesh në dhomat e zhveshjes së këtyre klubeve.
Më pas ai foli për problemin e duhanit që shënoi karrierën e tij.
“Për temën e pirjes së duhanit, ju lutem mos më ndiqni dhe mos e bëni. E humba luftën. Kur isha shumë i ri, e kam zhvilluar këtë zakon negativ. E di sa negativ është për mua dhe këtë vetëm po humbas. Pra, të gjithë që e shikojnë këtë, mos bëni atë që bëra unë”.
E pazakontë është se Szczesny është një nga të paktët futbollistë që ka folur sinqerisht për temën e duhanit dhe ka pranuar se konsumon duhan. Edhe pse ka shumë shembuj të tjerë, askush para polakut nuk ka denjuar të pranojë një zakon kaq negativ.
Ai zbuloi se “nuk gënjen sepse nuk është politikan” dhe se i mbetet vetëm të mbrohet dhe të flasë me ndershmëri.