Telenews

“Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral”, Luiz Ejlli reagon i revoltuar

Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në një klub nate.

Në një postim në InstaStory, këngëtari sqaroi situatën dhe shprehu zhgënjimin e tij për lajmet e pavërteta që po qarkullojnë rreth tij.

“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub, lokal, nuk e di çka është. E lashë njëherë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që duan të mbajnë hall mbi familjen time, në të vërtetë ishin shumë që janë shtuar. Nuk e di çfarë i kam bërë një nder unë këtyre që ta bëjnë këtë punë. Gjithsesi, më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha ‘ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm, por kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti, por çka janë këto lajme, të pastë nëna’”, tha ai.

Luizi vazhdoi duke sulmuar ata që përhapin lajme të rreme: “Tani unë e di që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk e dini çka është familja. Keni filluar kështu tash, nejse e dini vetë. Por fshihuni mbrapa asaj tastierës, shtypni çka t’ju dali para. Unë kam një mijë punë, me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo mbrapa tastierës, po të fshiheni në fund të botës, e kam vesh se kush jeni. Pastaj do të thoni: ‘O Luiz, o baba, kthehu se bëmë shaka’.”

Të ngajshme

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Donat Hashani

Klajdi për Eglin: Aktore, o merr nga fama e Gjestit

KushtrimGuraj

P Diddy u shtrua në spital për dhimbje në gju, u kthye në paraburgim pas ekzaminimit

KushtrimGuraj