Julián Alvarez nuk do të marrë pjesë në seancën stërvitore të Atlético Madridit sot, pasi nuk është ndjerë mirë gjatë natës.
Raportohet se sulmuesi argjentinas ka probleme me stomakun dhe për këtë arsye do ta humbasë stërvitjen e sotme.
Kjo situatë fizike vjen në ditët vendimtare kur pritet të vendoset e ardhmja e tij, qëndrimi “me zor” te Atletico apo largimi i preferuar i tij në drejtim të Barcelonës.

