Telenews

Justin Bieber përballet me tallje në rrjetet sociale pas martesës së ish-të dashurës, Selena Gomez

justin-bieber-perballet-me-tallje-ne-rrjetet-sociale-pas-marteses-se-ish-te-dashures,-selena-gomez

Justin Bieber u përball me reagime të ndryshme nga fansat në rrjetet sociale, pas martesës së ish-të dashurës së tij, Selena Gomez, me producentin Benny Blanco gjatë fundjavës.

Këngëtari 31-vjeçar, i martuar me Haileyn dhe baba i djalit Jack, ndau disa postime nga ndeshja e tij e basketbollit në Los Angeles, por shumë fansa përdorën seksionin e komenteve për të tallur Bieber-in, duke iu referuar martesës së Selenës.

Selena Gomez, 33 vjeçe, dhe Benny Blanco, 37 vjeç, u martuan në një ceremoni private në Santa Barbara, e rrethuar nga miq të famshëm, përfshirë Taylor Swift dhe Steve Martin, shkruan DailyMail.

Në fotografitë e publikuara, Gomez shfaqej e veshur me fustan të bardhë Ralph Lauren, ndërsa Blanco kishte zgjedhur një kostum klasik të zi. Çifti dukej i lumtur teksa shëtisnin dorë për dore në pronën private prej 70 akrash.

Postimet e Bieber-it u ndoqën nga tallje dhe komentet e fansave që përmendnin ish-romancën e tij me Selenën, disa duke e konsideruar situatën qesharake, ndërsa të tjerë dolën në mbrojtje të tij, duke theksuar se të gjithë kanë të drejtë të ndajnë postimet e tyre personale në Instagram.

Kjo ngjarje vjen pas një periudhe të trazuar për çiftin e ish-të dashurve, të cilët kishin pasur një romancë me ndërprerje midis 2010 dhe 2018, para se Selena të martohej me Benny Blanco dhe Justin me Hailey, me të cilën ka një fëmijë. /Telegrafi/

Të ngajshme

Shkurta e “kallë” shtëpinë e Big Brotherit qysh në ditën e parë, i godet fortë krejt vajzat e shtëpisë

KushtrimGuraj

Bebe Rexha publikon video duke kërcyer dhe bërë lëvizje provokuese jashtë në shi

KushtrimGuraj

Adelina Spahija, këngëtarja që ndez skenën e dasmave

KushtrimGuraj