Telenews

​Justin Trudeau: Emigracioni është thelbësor për rritjen e ekonomisë sonë

​justin-trudeau:-emigracioni-eshte-thelbesor-per-rritjen-e-ekonomise-sone

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar se vitin e kaluar Kanadaja ka mirëprit më shumë se 405,000 emigrantë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se emigracioni është thelbësor për rritjen e ekonomisë sonë dhe për të ndihmuar bizneset të gjejnë punëtorët që u nevojiten.

“Vitin e kaluar, Kanadaja mirëpriti më shumë se 405,000 të ardhur, më së shumti që kemi pritur ndonjëherë në një vit. Ne po ndërtojmë mbi këtë dhe po vendosim objektiva më të larta në vitet në vijim, sepse emigracioni është thelbësor për rritjen e ekonomisë sonë dhe për të ndihmuar bizneset të gjejnë punëtorët që u nevojiten”, ka shkruar Trudeau, njofton KosovaPress.

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi