Telenews

Juventus – Spalletti, sot takimi i parë

Drejtori i Juventusit, Damien Comolli do të takohet me ish-trajnerit e Kombëtares italiane Luciano Spalleti sot për t’i ofruar kontratë si zëvendësues i Igor Tudor.

Shumë burime në Itali duke përfshirë “La Gazzetta dello Sport”, raportojnë se Juventus do të takohet me Spalletin sot për të diskutuar detajet e kontratës si dhe projektin teknik pas shkarkimit të Tudorit.

“Football Italia” ekskluzivisht ka raportuar të hënën se Juventusi ka nisur kontaktet me Spalletin menjëherë pas shkarkimit të Tudorit.

Bardhezinjtë kanë shkuar në shifrën e 8 ndeshjeve pa fitore dhe nuk kanë shënuar gol në 4 ndeshje radhazi.

Spalleti, fitues i Scuddetos me Napolin në sezonin 2022-23 është pa ekip që nga qershori kur u shkarkua nga kombëtarja italiane.

Sipas Tuttosport, Spalletit do t’i ofrohet kontrata deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

“Gazzetta” raporton se Spalletti i ka refuzuar disa oferta nga Arabia Saudite dhe nga klubet turke dhe është i gatshëm ta pranojë ofertën e Juventusit.

Në rast se dy palët nuk arrijnë marrëveshje, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino janë kandidatët e mundshëm për stolin e Zonjës së Vjetër.

Të ngajshme

“Do ta vlerësoj këtë çdo ditë”, Messi flet për Kupën e Botës 2026

Valjeta Turkaj

Mbappe e barazon rekordin e Ronaldos dhe Ronaldinhos

KushtrimGuraj

Prapaskenat e shkarkimit të Tudor nga Juventusi

KushtrimGuraj