Telenews

Juventusi me fitore të vështirë ndaj PSV-së

Juventus dhe PSV luajtën një ndeshje të bukur, ku në fund italianët dolën fitues me rezultat 2-1, në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve. 

Italianët kishin raste të mira,  me Kolo Muani dhe Nico Gonzalez, por nuk arritën të gjenin rrjetën. 

Përballja u zhbllokua në minutën e 34-të, ku pas një aksioni të gjatë Weston McKennie shënoi një gol të bukur për 1-0. 

Edhe pas golit, Juventusi kishte më shumë nga loja, duke shtypur lartë me presin, nga ku erdhi rasti i Gonzalez që gjuajti bukur, por Walter Benitez bëri pritje të mirë. 

Me të filluar pjesa e dytë, Ivan Perisic shënoi një gol të bukur për 1-1, duke barazuar gjithçka.  

Pas barazimit, loja ra në ritëm, me Juventusin që nuk arrinte të krijonte shumë. 

Por në minutën e 82-të, Samuel Mbangula, nga një top i kthyer shënoi për 2-1. 

Image

Deri në fund nuk kishte raste të tjera dhe Zonja e Vjetër arriti një fitore, që e mban në epërsi për ndeshjen kthyese.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj