Juventus ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në transfertë ndaj Atalantas, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në Bergamo.
Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, por bardhezinjtë arritën të marrin tre pikë të arta në garën për zonën e UEFA Champions League.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Boga, i cili rezultoi vendimtar në këtë përballje, duke i dhënë Juventusit një fitore që mund të peshojë shumë në fund të sezonit.
Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në tabelë, duke forcuar pozitat në garën për një biletë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

