Telenews

Juventusi në kontakt të drejtpërdrejtë me Spallettin për të zëvendësuar Tudorin

juventusi-ne-kontakt-te-drejtperdrejte-me-spallettin-per-te-zevendesuar-tudorin

Luciano Spalletti është emri kryesor në listën e Juventusit për trajnerin e ri, pas largimit të Igor Tudor nga posti i trajnerit kryesor. Sipas Football Italia, tashmë ka pasur kontakte të drejtpërdrejta midis klubit torinez dhe ish-përzgjedhësin e Kombëtares së Italisë.

Igor Tudor u shkarkua të hënën në mëngjes, pas një periudhe të dobët me tetë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat dhe katër takime pa gol të shënuar.

Humbja 1-0 ndaj Lazios në “Stadio Olimpico” të dielën mbrëma rezultoi vendimtare për fatin e trajnerit kroat.

 Igor Tudor  telegrafi.com

Burimet afër klubit raportojnë se tashmë ka nisur komunikimi direkt mes palëve. Një ndërmjetës po ndihmon në procesin e bisedimeve, ndërsa drejtuesit e Juventusit kanë dhënë miratimin për të nisur negociatat me Spallettin.

Ish-trajneri i Napolit është i gatshëm të marrë drejtimin e Zonjës së Vjetër, duke kërkuar një kontratë 18-mujore, por është gjithashtu i hapur për një marrëveshje deri në fund të sezonit 2025-26, me opsion zgjatjeje për një vit tjetër.

Në listën e Juventusit mbeten edhe disa opsione alternative, si Raffaele Palladino dhe Roberto Mancini, por Spalletti është zgjedhja e parë dhe më e preferuara për momentin.

Drejtuesit bardhezi shpresojnë të mbyllin marrëveshjen sa më shpejt, edhe pse disa detaje të kontratës ende nuk janë finalizuar.

Nëse bisedimet përfundojnë me sukses, Luciano Spalletti pritet të rikthehet në stolin e Serie A për herë të parë që nga triumfi i tij historik me Napolin në sezonin 2022/23

Të ngajshme

Mbappe e barazon rekordin e Ronaldos dhe Ronaldinhos

KushtrimGuraj

Prapaskenat e shkarkimit të Tudor nga Juventusi

KushtrimGuraj

Goditje për Scudetto, Milan transferon yllin e Realit në merkaton e janarit

KushtrimGuraj