Telenews

“Ka dalë një grua në ballkon”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë

 

 

Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçarës Liridona Ademaj Murseli e cila u vra të mërkurën, tregoi para Gjykatës Themelore në Prishtinë se çfarë iu kishe thënë pas krimit Naim Murseli, bashkëshortit i cili dyshohet se e porositi vrasjen.

Ai tha se Murseli pas grabitjes së inskenuar, iu tha familjarëve se kinse kishte kërkuar ndihmë pasi i kishte marrë fëmijët nga vetura dhe ishte larguar bashkë me ta, duke e lënë Liridonën brenda.

“Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç pak”, tha ai.

“Liridona ish kanë në gjendje me jep gjithçka për fëmijët”, tha vëllai i saj.

Leonard Ademaj tregoi se si bashkëshorti i saj u përpoq t’ua fshihte skenarin e vërtetë të vrasjes.

“Tha kam dashtë me i shpëtu fëmijët, kam shku me kërku ndihmë. S’ma çelke kurrkush derën. Ka dalë një grua në ballkon, i kam thanë ‘thirre policinë’, më ka thënë s’di me i thirrë policinë. Tha kam shku në shitore, i kam thanë a mundet dikush me u kujdes për fëmijët deri t’i thirri policinë. Jo më tha ai unë i thirri policinë. Ti rri këtu se s’bën me shku. Po pse është kah të thotë ai, ti duhet me shku se e ke gru”, tha Leonard Ademaj para gazetarëve.

“Po shihet që e paska orkestru vetë”, tha ai.

Sot u mbajt seanca e parë dëgjimore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohet se bashkëunuan për skenarin e vrasjes së Liridona Ademajt./Telenews/

Të ngajshme

Reagon për herë të parë Ana, pas aludimeve për hyrjen e saj në BBVK

Erzana Fazliu

Vdes një grua në Suharekë pas lëndimeve që mori nga një vetaksident dje pasdite

Erzana Fazliu

Marrëveshja e Uashingtonit: Theksohet Roli i Saj në Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj