Telenews

“Ka gjasa të mbetet i palëvizshëm”, detaje për gjendjen e punëtorit të sigurimit që u plagos gjatë grabitjes në Veternik

Javën e kaluar, në një qendër tregtare, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Në këtë rast u plagosën dy persona, i dyshuari për rastin në fjalë dhe pjesëtari i sigurimit i një kompanie që bën bartjen e parave për një bankë.

Xhavit Gashi, drejtor i Ortopedisë në QKUK, ka thënë për Klan Kosovën se ka gjasa që punëtori i sigurimit të mbetet i palëvizshëm.

“Dje kanë qenë kolegët nga reparti ynë dhe e kanë vizituar, në momentin që është bërë zgjimi nga anestezioni, në testimin preliminar nuk ka pasë lëvizje”.

“Sipas njohurive, sërish është dashtë të bëhet intubimi i pacientit pasi gjendja nuk ka qenë stabile. Nga ajo që kemi vërejtur ka plagë, të cilat e kanë dëmtuar në masë shumë të madhe boshtin kurrizor në pjesën e shpinës. Sipas të gjitha gjasave ka mbetur i palëvizshëm”, ka thënë Gashi.

Të premten, Klan Kosova ka raportuar për rastin në fjalë, kur nga burimet është mësuar se të plagosurit të nacionalitetit serb, që u ndalua nga prokuroria si i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së armatosur, përveç që i ishte larguar njëra veshkë, të njëjtit të enjten e javës së kaluar i është amputuar edhe këmba për shkak dëmtimeve të rënda që i ka pësuar.

Të ngajshme

Gerta dhe Loredana ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit: Materialist dhe narcist shfrytëzon edhe …

Erzana Fazliu

Shkencëtarët zbulojnë ilaçin që mund ta bëjë gjakun e njeriut vdekjeprurës për mushkonjat

Erzana Fazliu

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane: Mundësia historike për shqiptarët

Donat Hashani