Telenews

KA PASUR PËRPARIM NË BISEDIMET RUSI-UKRAINË?

Bisedimet u ndërprenë një orë më herët se sa pritej.
Disa nga delegacioni ukrainas dolën në rrugë për të folur me mediat. Në atë moment u ndje sikur mund të kishte më shumë lajme të këqija, shkruan BBC.
Por ky është bërë shpejt momenti më domethënës diplomatik që nga fillimi i pushtimit.
Deklarata e Rusisë se do të “zvogëlojë në mënyrë drastike” operacionet luftarake rreth Kievit dhe Chernihiv-it tregon se ka një vrull në këto diskutime; tani do të shikohet nga afër për të parë se çfarë materializohet në terren.
Dhe delegacioni i Ukrainës shpjegoi në mënyrën më të qartë se si ata duan garanci sigurie nga Perëndimi në këmbim të deklaratave të një statusi neutral – një kërkesë kryesore ruse.
Lufta vazhdon dhe ka shumë pak besim midis vendeve – por ky ndihet si momenti më i rëndësishëm i përparimit deri më tani nga këto diskutime.

Të ngajshme

IKSHPK: Nga sot, uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret për pije

Erzana Fazliu

Foda: E dua Italinë, Shqipërinë ose Gjermaninë në grup

Erzana Fazliu

Gërvalla: Mësimi i gjuhës shqipe nga diaspora, detyrim kombëtar

Erzana Fazliu