Në vendet më të bukura të botës, më të varfra, ato me shumë ngjyra, ato me pak dhe ato me shumë para, Blendi Fevziu është mahnitur edhe nga gjinia femërore. Tropikale, të ftohta, zeshkane apo bionde, vajzat janë gjithandej të bukura, por për Blendi Fevziun, janë disa vende që i kanë vajzat më të bukura se të tjerat.
I ftuar së fundmi në ‘Shije Shtëpie’ në Tv Klan, Blendi mund të kujtojë disa destinacione, ku bukuria spikat më së shumti. Disa prej tyre të afërta, të tjera të largëta, por secila me karakteristikën dalluese që e veçon.
“Kam përshtypjen, nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e Veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela që janë realisht, një pjesë e femrave të Karaibeve që janë interesante. Natyrisht, femra të bukura gjen në vendet e mëdha që i kanë të gjitha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Po Shqipëria ikën nga lista?
“Shqipëria, pa dyshim, që ka. Nuk flet dot për raca. Raca, është ky kombinimi shumë interesant, Kuba ka femra të bukura shumë, gjithë pjesa e Kubës, por lidhet edhe me atmosferën e përgjithshme të tyre”.