Telenews

Kaçanik: Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut dhe vjedhin këto gjëra…

Para një jave, persona të panjohur kanë hyrë që Qendrën e Mjekësisë Familjarë më fshatin Shtraz të Kaçanikut, ku kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, hajnat kanë hyrë me forcë dhe e kanë hapur derën e objektit.

“Fsh. Shtraz, Kaçanik, 04.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull  kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së. /Telenews.al/

Të ngajshme

Xhumadije Ibrahimi i bashkohet TV21, pritet të drejtojë emisionin e ri “Debat21”

Donat Hashani

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë deri vitin e ardhshëm, Gjermania në gatishmëri nëse Putini përdor stërvitjet e ardhshme ushtarake për të sulmuar Evropën

KushtrimGuraj

Aksident tjetër mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

KushtrimGuraj