Telenews

Kader Kicaj flet për raportin me Gjestin: E kam mbështetur në Big Brother, por mashkulli ideal për mua është ndryshe

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, ka komentuar për herë të parë publikisht për raportin e saj me Gjestin, ish-banorin e njohur të formateve – në Kosovë dhe në Shqipëri.

Deklaratat e saj erdhën gjatë rubrikës në emisionin “Prive by Liberta Spahiun”, ku një komentues sugjeroi se ajo dhe Gjesti do të ishin një “çift yll”.

“Perfekt për Gjestin, do ishit një çift yll”, ishte komenti që iu bë nga një ndjekës, por Kaderi e priti me sportivitet dhe qartësi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë Gjestin e kam mbështetur shumë sa ka qenë në Big Brother të Kosovës, por edhe në Big Brother të Shqipërisë e kam mbështetur prapë. Por për çift nuk po them se kishim qenë yll, sepse për mua mashkulli ideal është krejt ndryshe”, u përgjigj ajo.

Me këtë përgjigje, Kader e bëri të qartë se ndonëse ndjen respekt për Gjestin, ajo nuk e sheh një lidhje romantike mes tyre.

Ajo theksoi se admirimi i saj për Gjestin lidhet më shumë me karakterin dhe situatën që ai përjetoi brenda shtëpisë së famshme.

“Gjesti veç pse më ka pëlqyer është se ka qenë shumë ‘funny’, edhe më ka dhimbsur se shumë e kanë bullizuar, e tripa, e kanë sharë, ofenduar. Ne si publik jashtë, atë që e bullizojnë më së shumti e duam më shumë”, tha Kader.

Ajo shtoi gjithashtu se e vlerëson punën e tij në muzikë dhe i dëshiron suksese në karrierë: “Përndryshe këngët i ka shumë të mira, i uroj shumë suksese”.

Sa i përket marrëdhënies mes tyre jashtë spektaklit, Kader konfirmoi se kanë pasur kontakt virtual.

Të ngajshme

Postimi rrëqethës i Unikkatil për Mentorin

KushtrimGuraj

Vëllai i Festim Isufit: Kam informata se në këtë rast është i përfshirë edhe një person i tretë

Valjeta Turkaj

Loredana në pritje të ëmbël, konfirmon shtatzaninë

Valjeta Turkaj