Kader Kicaj ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen e saj me shumë stil dhe elegancë. Influencerja ka publikuar në rrjetet sociale një foto mjaft tërheqëse, ku shfaqet e rrethuar nga buqeta gjigante me trëndafila të kuq, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
E veshur në mënyrë elegante dhe me një paraqitje glamuroze, Kader duket më rrezatuese se kurrë, ndërsa ambienti luksoz dhe dhuratat e shumta lënë të kuptohet se kjo ditëlindje nuk ka qenë aspak e zakonshme, shkruan Indeksonline.
Trëndafilat e shumtë, balonat festive dhe surprizat e shtrenjta kanë bërë që postimi i saj të marrë mijëra pëlqime dhe komente në pak kohë.
Edhe pse nuk ka zbuluar detaje se nga kush kanë ardhur dhuratat, ndjekësit kanë aluduar për surpriza, duke e kthyer festën e saj në një nga më të komentuarat e momentit.

