Telenews

Kadetët e Policisë me vizita sistematike në QKUK

kadetet-e-policise-me-vizita-sistematike-ne-qkuk

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar memorandum të ri bashkëpunimi, për kryerjen e vizitave sistematike të kadetëve të Policisë së Kosovës në QKUK.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti priti në takim ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejhullahu Raqi me bashkëpunëtorë, ku është diskutuar tema me interes të ndërsjellë.

“Gjatë këtij takimi nga u.d drejtori i përgjithshëm, Fehmi Hoti dhe u. d. drejtoresha e SHSKUK-së, Pranvera Zejhullahu Raqi  është nënshkruar memorandum mirëkuptimi në mes të PK-së dhe SHSKUK-së”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

IKSHPK: Në javën e fundit shtatë raste të reja me fruth

Yllka Gashi

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi