Kadeti Arlind Sadiku nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara – West Point, një ndër institucionet më prestigjioze ushtarake në botë.
Në ceremoninë solemne të diplomimit, ku morën pjesë kadetë nga vende të ndryshme të botës demokratike, i pranishëm ishte edhe Presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi rëndësinë e edukimit në këtë akademi elitare dhe përgjegjësitë që mbartin liderët e rinj në karrierën e tyre ushtarake. Presidenti Trump përgëzoi kadetët për përkushtimin, punën dhe suksesin e arritur.
Pas diplomimit, Kadeti Sadiku do të vazhdojë kontributin e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ndarë përvojat dhe njohuritë e fituara me pjesëtarët e tjerë të FSK-së.
Angazhimi i tij synon forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së sipas standardeve më të larta të vendeve partnere.