Telenews

Kadirov kërcënon Evropën

Lideri çeçen, Ramazan Kadirov kërkon vendosjen e ligjit ushtarak në Rusi, pas sulmeve me dron në Moskë, për të cilat Kremlini akuzon Ukrainën.
Aleati i ngushtë i presidentit rus, shkruan në Telegram se Rusia duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe të aplikojë ligjin ushtarak.

“Unë besoj se është e nevojshme të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme në Rusi dhe të përdoren të gjitha mjetet luftarake për këtë, në mënyrë që të “pastrohet” menjëherë kjo celulë terroriste. Unë besoj se termat ” ushtri ukrainase dhe politikanë ukrainas ” nuk duhet të përdoren, por të zëvendësohen me “terroristë”, ka shkruar Kadirov, siç raporton rrjeti rus “RIA Novosti”.

Kadirov dëshiron të hakmerret duke theksuar se Kremlini mund të sulmojë vendet e Evropës Perëndimore për atë që ndodhi dje në kryeqytetin rus, ndërsa Putini po minimizon sulmet.

Sakaq Ukraina, e cila është sulmuar vazhdimisht nga Rusia, ka mohuar përgjegjësinë për sulmet e djeshme me dron në Moskë .

“Së shpejti do të tregojmë se çfarë është hakmarrja në kuptimin e plotë të fjalës ”, shkruan Kadorov në platformën Telegram.

Udhëheqësi çeçen kërcënoi gjithashtu Evropën Perëndimore me sulme ruse, duke thënë se Kremlini mund të trokasë në derën e Gjermanisë ose Polonisë, për shembull.

Në të njëjtën kohë, ekspertët amerikanë besojnë se Putini po përpiqet të minimizojë sulmet me dron në Moskë. Sipas një analize të

Institutit për Studimin e Luftës (ISW) në Uashington, udhëheqësi i Kremlinit dëshiron të “fsheh” aftësitë e tij të kufizuara për t’u hakmarrë kundër Ukrainës.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj