Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, feston sot ditëlindjen e 59-të.
Veseli ka lindur më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Kjo datë ka një domethënie të veçantë për familjen e tij, pasi në të njëjtën ditë ditëlindjen e feston edhe vajza e tij, Rrita.
Që nga nëntori i vitit 2020, Veseli ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po përballet me proces gjyqësor së bashku me ish-krerë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai akuzohet për krime lufte, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe të bashkëakuzuarve po vazhdon në Hagë.

