Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka folur në momentet kur po mbahej tentative e 49-të për ta bërë funksionale legjislaturën e nëntë parlamentare.
Ajo ka ironizuar rreth vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Greqi.
“Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në emër të popullit të Kosovës, i dëshirojmë kthim të susksesshëm në vendlindje deputetit Albin Kurti, shpresoj të ketë kaluar mirë”, tha ajo.