Telenews

Kadrijaj: Kjo qeveri nuk u ka blerë ushtarëve as uniforma e as pajisje sportive

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj para deputëtëve në kuvend ka folur në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ajo tha se në FSK mungojnë derivatet dhe ushtarët edhe kur shkojnë të stërviten, duhet të gjejnë ndonjë alternativë për udhëtim.

“Ditë më parë u raportua se në FSK mungojnë derivatet dhe që Ushtarët e Kosovës udhëtojnë ose me taksi ose me autobusë, gjë që nuk është e drejtë dhe se ata edhe kur duhet të shkojnë të stërviten, duhet të gjejnë ndonjë alternativë për shkak se ministria nuk u ka siguruar derivate”, u shpreh ajo.

Tutje, Kadrijaj tha se kjo qeveri nuk ka blerë as uniforma e as pajisje sportive për ushtarët.

“Kjo qeveri as nuk ka blerë uniforma për ushtar, por as nuk ka blerë as pajisje sportive dhe secili ushtar i Kosovës duhet ta ketë çantën individuale”, u shpreh tutje ajo.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj