Telenews

Kadrijaj përpiqet të arsyetohet për takimet e Haradinaj me Radojçiqin

Videoincizimi i publikuar rishtaz i shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lilës dhe dy zyrtarëve të lartë të Listes Serbe, Sllavko Simiq dhe Milan Radoiçiq, ishte dje kryetema e diskutimit në mediat kosovare.

Lidhur me këto videoincizime u deklarua edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo u pyet edhe për takimin e liderit të partisë së saj, Ramush Haradinaj, atëkohë me numrin dy të Listës Serbe.

Kadrijaj sqaroi rrethanat e këtij takimi.

“Z.Haradinaj, e ka takuar Radoiçiqin në zyrën e tij si kryeministër i vendit. Në atë kohë, Radoiçiqi ka qenë si nënkryetar i Listës Serbe, nuk ka qenë i ndjekur nga drejtësia kosovare dhe nuk ka qenë në ‘Listë të Zezë’”, tha ajo.

Millan Radoiçiq, është përgjegjës kryesor i sulmit terrorist më 24 shtator të 2023-tës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku.

Të ngajshme

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj