Telenews

Kadrijaj: Presidentja veproi drejt, Kurti nuk e mori seriozisht afatin kushtetues

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se veprimi i presidentes për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe i qëlluar, duke theksuar se afati kushtetues prej 30 ditësh nuk është marrë seriozisht nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Presidentja ka vepruar drejt dhe saktë. Ne si subjekt politik kemi kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese dhe kemi një vendim ku është caktuar afati njëmujor për konstituimin e Kuvendit. Fatkeqësisht, ky afat nuk është marrë seriozisht nga z. Kurti, i cili në takimet me ne aludoi që ka kaluar dhe se duhet të shkohet në zgjedhje të reja”, u shpreh Kadrijaj në Tëvë1.

Ajo shtoi se lëvizjet e fundit për formimin e Kuvendit kanë ardhur shumë vonë dhe janë të pamjaftueshme.

“Po vërehet se ka lëvizje, por këto janë vonuar. Këto duhej të ndodhnin në fillim, për të krijuar shumicën dhe për të zgjedhur kryeparlamentarin e më pas qeverinë. Nëse kjo nuk realizohet, vendimi bie vetvetiu”, deklaroi ajo.

Të ngajshme

Maqedonci takohet me ministrin turk: FSK drejt vetëqëndrueshmërisë me fabrikën e municionit

Valjeta Turkaj

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në kufirin Kosovë-Shqipëri shtetasi turk

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në Bulqizë, dy të vdekur

Valjeta Turkaj