Telenews

Kajtazi denoncon takimin e Naim Tërnavës me mysafirin e tij rus: Ka shumë para dhe ndikim

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka denoncuar publikisht një takim të Naim Tërnavës me kryetarin e Forumit Mysliman Evropian, Abdul-Vahed Niyazov.

Kajtazi ka deklaruar se Niyazov ka para dhe ndikim.

“Ky mysafiri i Naim Ternavës është rus. Udhëheq një organizate te quajtur Forumi Mysliman Evropian. Ka shume pare dhe ndikim. Ndikimin e ka shtrire edhe tek ne”, ka thënë Kajtazi.

Gazetari ka bërë thirrje për aktivizimin e shtetit.

“Shteti duhet te riaktivizohet në mënyrë që të shpëtojë shteti. Jemi keq, aq keq sa pas një kohe mund të mos këtë kthese pozitive”, ka thënë ai. “Shihni disa prej te ashtuquajturve imam se çfarë drejtimi janë duke i dhënë besimtarëve në mënyrë që ta kuptoni se çfarë dreqi u ka hyre në shpirt atyre.”

Të ngajshme

Trump me pesë kërkesa për udhëheqësin e ri të Sirisë

Valjeta Turkaj

Tollovi e madhe në QKUK, nuk bëjnë punë as tri hyrje-daljet

Valjeta Turkaj

Rama flet me Thaçin: Telefonata e vëllait tim Hashim, ishte tejet prekëse

Valjeta Turkaj