Telenews

Kajtazi flet për gjuhën skandaloze të Klinakut: Prokuroria sonte duhet të merret me të

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se qysh sonte Prokuroria e Shtetit duhet të merret me kreun e veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, i cili në një postim në Facebook ka deklaruar se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Sipas Kajtazit, një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe njëkohësisht e dënueshme.

“Gjuhe e papranueshme dhe e denueshme. Prokuroria sonte duhet me merret me te! Veteranet duhet te distancohen nga ky qendrim”, shkroi Kajtazi në Facebook.

Klinaku ka thënë se “Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”.

Ai po ashtu ka ndarë një bisedë që thotë se e ka zhvilluar me një votues të kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij ka deklaruar se “ka votuar për ndryshim, por s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.

Kreu i veteranëve Faton Klinaku e bën një postim skandaloz, e përmend vrasjen e Kurtit

Reagon përsëri Faton Klinaku: Thotë se nuk e tërheq postimin, “më parë e vras Kurtin, sesa e lëshoj Kosovën”

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj