Telenews

KAJTAZI PARALAJMËRON SE EDHE 13 PERSONA ME NDIKIM NË KOSOVË DO TË ARRESTOHEN NGA GJYKATA SPECIALE

Lidhur me aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ka reaguar edhe Vehbi Kajtazi, analist i ftuar në emisionin televiziv ‘Debat Plus‘.
Kajtazi paralajmëron se këta persona, duke mos dhënë emra, do t’i bashkëngjiten të akuzuarve të tjerë, që tashmë janë në Hagë.
‘’Po flitet për 13 persona, ku shumica prej tyre janë eprorë të lartë të UÇK-së, të cilët priten t’i bashkohen të akuzuarve të tjerë që janë në Hagë, e këtu po flasim për katër persona: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin’’, ka thënë Kajtazi.
Ai ndër të tjerash shtoi se ky ‘aksion’ do të ndodhë shumë shpejt, brenda këtij muaji, si dhe autoritetet e Kosovës janë në dijeni për këtë.
‘’Kjo pritet te ndodhë shumë shpejt, pra, brenda këtij muaji do të ketë arrestime të 13 personave tjerë, për t’i dërguar në Hagë. Autoritet e Kosovës janë të informuar për këtë gjë, si kryeministri Kurti, ashtu edhe ministrja e drejtësisë, Haxhiu. Autoritetet janë të informuar rreth kësaj çështjeje, jo rreth emrave apo personave, por vetëm për aksionin, pasi në fund të fundit, duhet të krijohet një rend që të mos ketë ndonjë incident apo të themi trazira’’, shtoi tutje Kajtazi.
Ndërsa, sa i përket komunikimit të kryeministrit Kurti me avokatët e të akuzuarve në Hagë, ai e quajti totalisht të pakuptimtë, e sidomos përmes video-linkut, duke kujtuar se ishte kryeministri Kurti, ai që i kishte thënë Thaçit të shkojë në Hagë.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani