Telenews

Kallas: Evropa nënvlerëson fuqinë e vet, SHBA-të mbeten aleati ynë më i madh

Kryediplomatja e BE-së tha se SHBA-të janë ende “aleati ynë më i madh” pavarësisht dallimeve mbi tema të shumta. Kaja Kallas po komentonte mbi një plan të sigurisë kombëtare të SHBA-së që e kritikoi Evropën në aspektin ekonomik dhe kulturor.

Shefeja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, të shtunën u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në pasi administrata Trump publikoi një dokument të sigurisë kombëtare që kritikonte ashpër aleatët evropianë.

Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen shpinën gjithnjë e më shumë kontinentit, veçanërisht në lidhje me mbështetjen për Ukrainën ndërsa ajo mbrohet nga pushtimi i Rusisë.

Çfarë tha Kallas?

“Ka shumë kritika [në dokument], por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Ne duhet të jemi më të sigurt në vetvete”, tha ajo, duke shtuar se “SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh”.

“Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm është ende aty. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, tha Kallas.

Të ngajshme

Halil Matoshi: Blerim Shala, Veton Surroi dhe Bekim Sejdiu mes emrave të përfolur për President, por vullneti politik mbetet vendimtar

KushtrimGuraj

“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan

KushtrimGuraj

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë

KushtrimGuraj