Sipas saj partitë opozitare janë përpjekur në “çdo mënyrë dhe me çdo mjet, në media dhe në Kuvend, për ta rikthyer sistemin e vjetër, por nuk ia dolën”.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka reaguar ndaj vendimit të partive opozitare për të ngritur kallëzim penal ndaj saj për subvencionimin e nxënësve për tekste dhe materiale shkollore, gjë që sipas tyre është përcejllur me shkelje ligjore.
Ky kallëzim penal, sipas saj, do të hidhet poshtë.
“Reagimet nisën që atë ditë kur shkëputëm praktikën 20-vjeçare të blerjeve milionëshe të teksteve shkollore me kontrata njëburimore, të mbushura me hallka dhe mundësi abuzimi. Krijuam një proces transparent të subvencionimit të drejtpërdrejtë, ku çdo formë dhe mundësi abuzimi u eliminua”, ka shkruar ajo.
Sipas saj partitë opozitare janë përpjekur në “çdo mënyrë dhe me çdo mjet, në media dhe në Kuvend, për ta rikthyer sistemin e vjetër, por nuk ia dolën”.

