Kuvendi i Kosovës ka arritur të miratojë marrëveshjen ndërkombëtare me Fondin Zhvillimor të OPEC-ut.
Pro kësaj marrëveshje kanë votuar 80 deputetë, 7 vota kundër, 1 deputet nuk ka votuar.
Nga opozita PDK dhe AAK kanë votuar pro, ndërsa LDK kundër.
Javën e kaluar, në seancën e 16 majit, kjo marrëveshje nuk mori votat e mjaftueshme për t`u ratifikuar. Edhe në atë seancë LDK-ja votoi kundër.
Por, qeveria e miratoi këtë javë dhe vendosi ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen ndërkombëtare me Fondin Zhvillimor të OPEC-ut.

