Telenews

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Ai, në “Debat Plus”, tha se ka moskuptueshmëri në mënyrën se si Qeveria e Kosovës tentoi të anëtarësohet në KiE.

“Është një dështim i Kosovës, fatkeqësisht, tash dy lajme të tjera më të vogla janë pse është dashtë të kemi një qëndrim të këtillë të Qeverisë pse u dashtë një letër. Nëse e shohim çka thotë zëdhënësi i Qeverisë, se letra është në koherencë me atë që e kemi thënë ditëve përpara. Që ne e bëjmë draft-statutin nëse zbatohet krejt. Atëherë pse ke pasur nevojë të dorëzosht letrën e Gërvallës, ky është qëndrim i vjetër”, tha ai.

“Hajde e konsiderojmë që Qeveria po provon me ble kohë… çështja është që ke dashtë me ardhe aty pse e ke bë tash, pse duhet me u vonu një muaj për të ardhur në situatë të njëjtë, s’pe kuptoj strategjikisht”, vijoi ai.

source

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj