Telenews

Kamberi: Maqedonia rrezikon të jetë “një Mali i Zi i dytë” në rajon

Analisti, Belgzim Kamberi, ka thënë se Maqedonia e Veriut rrezikon të jetë “një Mali i Zi i dytë” në rajon.

“Mendoj që kjo pak është e saktë. Por në këtë aspekt, veçanërisht pas këtij rezultati zgjedhor do të duhej të analizohej se cili është kontributi i politikës shqiptare në rajon, veçanërisht i dy ministive të Punëve të Jashtme, por edhe i shqiptarëve në Maqedoni.

Për të cilët ne kemi përfunduar në një situatë ki, pak a shumë, a po kontribojmë edhe në mungesë të vizionit politik, a po kontribojmë edhe ne që t’i forcojmë pushtetet autoritare në rajon”, ka thënë Kamberi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Analisti është shprehur se nuk pajtohet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjegjësi kryesor dhe kyç për rezultatet e VRMO-së sepse sipas tij, rritja e VRMO-së ka shumë faktor.

 

source

Të ngajshme

“Këtu bëhet fjalë për emrin e Kosovës” – Bello i bindur në suksesin e Prishtina 2030

Yllka Gashi

Stavri Bello për KosovaPress: Prishtina 2030, shansi më i madh për sportin kosovar

Yllka Gashi

Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje, i gatshëm për ndeshjen e ardhshme

Yllka Gashi