Telenews

Kamberi paralajmëron se ky është mandati i fundit si deputet: Nuk do të garoj më

 

 

Për të tretën herë, Shaip Kamberi do të jetë zëri i vetëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë edhe për një mandat tjetër pasi siç tha ai, “ka ardhur koha të lëshoj rrugë”.

“Unë e kam obligim moral që vendimin përfundimtar ta them në partinë time dhe ta them edhe publikisht, por mendoj se Lugina e Preshevës ka nevojë për kuadro dhe ata kuadro duhet të ndërtohen”.

“Kuadrot nuk mund të ndërtohen nëse nuk i fut në “zjarr”, siç e ka ushtria amerikane një ushtrim me zjarr, që thonë se pa i fut ushtarët në zjarr nuk e di se çfarë ushtarë janë. Kështu që koha është të mendoj për gjeneratat e reja, koha është të mendoj të lëshoj rrugë”, tha ai për Zërin.

“Unë kam ndjekur një parim sa i përket kandidimit tim për zgjedhje komunale, kam qenë dy mandate kryetar komune, mandatin e tretë nuk kam pasur asnjë pengesë brenda partisë që të jem sërish kandidat, kam pasur mbështetjen e të gjithëve, por kam vendosur që më nuk do të garoj. Kështu që edhe këtu, por vendimin përfundimtar do ta jap në strukturat e partisë”.

Kamberi mori mbi 13 mijë vota në zgjedhjet e fundit në Serbi.

Të ngajshme

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu

Guerot: Osmani gjithmonë ka avokuar koordinim me ndërkombëtarët, i jemi falënderues

Erzana Fazliu