Telenews

Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën rrisin tensionet në rajon

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me zhvillimin e stërvitjeve ushtarake nga Serbia në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, duke i cilësuar ato si shqetësuese për sigurinë në rajon.

Sipas tij, aktivitete të tilla, sidomos kur zhvillohen afër zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e sigurisë tek komunitetet lokale, në veçanti te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kamberi thekson se në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë, duke e bërë edhe më të ndjeshme situatën në Ballkani Perëndimor.

Ai vlerëson se për ruajtjen e stabilitetit afatgjatë është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, sipas tij, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të nxitur dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese.

Tutje, Kamberi thekson se ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon respektim të vazhdueshëm të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave.

Ai ka kërkuar gjithashtu shtimin e pranisë së KFOR, duke e cilësuar atë si të një rëndësie primare për sigurinë në rajon.

Në fund, Kamberi ka kritikuar qasjen e presidentit serb Aleksandar Vuëië ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, duke kërkuar nga NATO që të rishqyrtojë vendimin për Zonën Tokësore të Sigurisë.

Të ngajshme

Kryetari Lladrovci pret në takim ministren Mimoza Kusari-Lila

Blearta

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Blearta

Trump thotë se lufta me Iranin po ecën shumë më shpejt se sa ishte planifikuar

Blearta