Telenews

Kamberi: Themelimi i Kuvendit e Qeverisë së re të Serbisë të shoqërohet me sanksione ndaj Rusisë

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka reaguar pasi e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Me anë të një njoftimi, përfaqësuesi i këtij koalicioni, Shaip Kamberi ka thënë se se janë në komunikim me ish-partnerin e legjislaturës së kaluar, Partinë e Aksionit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku, për ta vazhduar bashkëpunimin dhe për ta zgjeruar me partnerë të tjerë të mundshëm drejt themelimit të një grupi parlamentar.

“Ditëve në vijim do t’i paraqesim kërkesat tona konkrete për Qeverinë e re të Serbisë. Siç jemi zotuar, jo për t’u bërë pjesë e koalicionit të ri qeveritar, por si parakusht për ta votuar ose jo kabinetin e ri qeveritar. Këto kërkesa do t’i bëjmë publike para mbajtjes së seancës plenare”.

“Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.  Ky vendim është në interes të paqes, demokratizimit, zhvillimit e stabilitetit të vendit dhe rajonit”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Rrezarta Ramaj

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Rrezarta Ramaj