Telenews

Kamionët nga Serbia po presin të kalojnë kufirin me Kosovën

Në pikën kufitare të Merdarës janë duke pritur dhjetëra kamionë nga Serbia për të hyrë në Kosovë.

Kolonat e këtyre kamionëve u shtuan, pasi kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se është marr vendimi për ndalimin e transportit të mallrave nga Serbia për në vendin tonë.

Sipas Kurtit, qëllimi i këtij vendimi është që të rritet kontrolli në kufij.

“Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, u shpreh Kurti gjatë një konference për medie, përcjell Telegrafi.

“Rasti i djeshëm [rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia] ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës që po lufton krimin”, shtoi ai.

Reklama

Vendimi për ndalimin e hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë ka ardhur si pasojë e kidnapimit të tre policëve kufitarë nga forcat serbe.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani