Telenews

Kamioni i “Pastrimit” aksidentohet dhe përfundon në rrethojat e një shtëpie në Prishtinë

Një kamion i kompanisë “Pastrimi” është aksidentuar ditën e marte në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Tasligje, ku sipas disa fotografive shihet se kamioni është përplasur në dyert e oborrit të një shtëpie.

Zëdhënësja e Kompanisë “Pastrimi”, Arbnora Ademi ka thënë se nga aksidenti nuk ka të lënduar ndërsa hodhi poshtë pretendimet se problemi i aksidentit kanë qenë tek frenat.

“Lidhur me aksidentin që ka ndodhur ditën e marte, fatmirësisht pa lëndime në punonjësit tanë, ju njoftojmë që nuk ka qenë problemi tek frenat. Jemi në pritje të raportit përfundimtar, posa ta kemi raportin përfundimtar, do të ju njoftojmë”, tha ajo.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por që të njëjtit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje deri në publikimin e lajmit.

Të ngajshme

“Do të doja që babai të jetë në burg tërë jetën” – letra e vajzës së Gjyljeta Ukellës te varri i nënës

Valjeta Turkaj

“Të ish-regjimit dhe të oligarkëve”, Kurti sulmon mediat në mbledhjen e qeverisë

Valjeta Turkaj

Irani thotë se e drejta e tij për të pasuruar uraniumin s’është e negociueshme

Valjeta Turkaj